Angli/ Shqiptari 26 vite betejë ligjore, mashtroi në marrjen e pasaportës britanike. Zbulohet vendimi gjykatës
Ngjarja e paprecedentë në volejbollin shqiptarë, ku volejbollistja braziliane e Dinamos, Nayara Ferreira është pezulluar pasi ka refuzuar të kryej testin e verifikimit të gjinisë, ka marrë tashmë edhe vëmendjen e mediave në vendin e saj, Brazil.
Portali brazilian i dedikuar volejbollit “melhordovolei.com.br” nisur nga intervista exclusive e sportistes së Dinamos pasditen e djeshme në Top Channel ku ka cituar pjesë nga përgjigjet e brazilianes, shkruan: “Pas gati dy dekadash volejboll profesionist, brazilianja Nayara Ferreira është pezulluar përkohësisht nga fusha e volejbollit. Arsyeja e këtij pezullimi është e mbushur me paragjykime dhe transfobi, edhe pse ajo është një grua cisgjinore (Njerëzit cisgjinorë kanë një me identitet gjinor që korrespondon me seksin e caktuar në lindje. Fjala cisgjinor shpesh e shkurtuar në cis; ndonjëherë ciseksual është antonim i termit transgjinor.) – shkruan media braziliane.

Më pas vazhdon: “Lojtarja e huaj e Dinamos u ndëshkua nga federata e vendit, e cila kërkoi “verifikim të gjinisë”. Nayara u pezullua përkohësisht nga Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) pasi ekipet kundërshtare u ankuan se asaj i ishte verifikuar gjinia. Vendimi, i njoftuar gjatë fundjavës, shkaktoi zemërim dhe pyetje. “Nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë në karrierën time 15-vjeçare. Është e dhimbshme të më vënë në dyshim në këtë mënyrë”, tha brazilianja, e cila ka garuar ekskluzivisht në kategorinë e grave që nga fillimi i karrierës së saj. Atletja 32-vjeçare ka luajtur në liga në shtatë vende, përfshirë kampionatet vendase në Brazil.”
Ndërkohë në shkrimin e tyre përmendet edhe fakti se: “Ankesat nga disa klube rivale kanë në thelb pretendimin se Nayara i është nënshtruar tranzicionit të gjinisë, duke e bërë atë të papërshtatshme për kategorinë e grave. Federata po kërkon teste mjekësore për të sqaruar çështjen dhe premton të publikojë shpjegime zyrtare në ditët në vijim.” Shkrimi mbyllet me shënimin e redaksisë ku thekson: “Melhor do Vôlei, po e ndjek rastin dhe do të përditësojë sapo të publikohen informacione të reja nga palët e përfshira.”
Top Channel