Bujqësia, “kusht” për integrimin/ Ekspertët europianë: Përafroni ligjet me BE, bashkimi i inspektorateve, hapi i duhur

28/10/2025 12:21

Që Shqipëria të jetë anëtare e BE, nga 35 kapituj, tre prej tyre i përkasin bujqësisë, sigurisë ushqimore dhe peshkimit.

Por që ne të prodhojmë  sipas kërkesave të familjes eurpiane më parë duhet të përafrojmë ligjet. Sipas drejtorit të veterinarisë për sigurinë ushqimorë në Britani të Madhe, BE do të jetë një mundësi e artë për fermerët shqiptar, sepse anëtarësimi do të ndezë dritën jeshile që vendi ynë të  eksportojë produkte me origjinë shtazore, hapje e tregjeve të  reja do të sjell ndikim pozitiv tek financat e blegtorëve , të cilët  deri më tani e kanë të ndaluar të shesin produktin e tyre BE.

Për të qenë sa më afër BE është për afrimi ligjor si fillim e më pas zbatimi i tij, parimet e sigurisë ushqimore janë të njëjta në Evropë, por edhe globalisht. Me integrimin në BE, Shqipëria do të jetë në gjendje të tregtoj produkte me origjinë shtazore, por edhe të standardizojë produktin.  Dhe më duhet ta them këtë me qenë se vij nga Mbretëria e Bashkuar ne bëmë një vendim që të largoheshim nga BE dhe në pikëpamjet e veterinarisë dhe ekonomisë  ka qenë një gjë jo e mirë, dhe shpresoj që Shqipëria të bëj hapa para për integrimin e saj në BE”, shprehet Jasson Karl Aldeiss- drejtori veterinarisë  për sigurinë ushqimore në Britani.

Ndërsa për drejtoreshën e sigurisë ushqimore të Berlinit, bashkimi i inspektorateve në një të vetëm është reforma e duhur për të rritur standardin e produkteve ushqimore, sepse të qenit nën një çati të gjithë inspektorët e ushqimit, garanton dhe gjurmueshmërin e produktit. Më pas është detyra e inspektorëve të terrenit të ndalon abuzimet që në burim.

Ne në Berlin e kemi një strukturë të tillë, veterinerët duhet të jenë brënda një çatie me institucionet e tjera, sepse një veteriner nuk duhet të jetë përgjegjës vetëm për shëndetin publik, por për të gjithë zinxhirin ushqimore”, shprehet Carnela Rossi, ish-drejtori i Sigurisë Ushqimore, Berlin.

Të vetmet produkte me origjinë shtazore që vendi ynë eksporton drejt shteteve europainë janë vezët e klasit B që përdorin për industrinë dhe  ushqimore të kafshëve. Kurse  mishi dhe bulmeti vazhdojë të cilësohen si produkte të pashëndetshme dhe jashtë standardit për konsumatorin europian.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta