Përfundojnë kontrollet e imtësishme për kapitenin kuqezi, ja cila është diagnoza dhe kur do të rikthehet në fushë
Binjakët shqiptarë, Kristian dhe Stiven Shpendi, po shkëlqejnë në futbollin italian dhe po tërheqin vëmendjen me paraqitjet e tyre në Serinë B.
Mbrëmjen e sotme, Kristian Shpendi shënoi për Cesenën në minutën e 34-t, duke realizuar nga pika e bardhë e penalltisë dhe duke kaluar skuadrën e tij në avantazh ndaj Karrareses.
Ky ishte goli i katërt i Kristianit në dhjetë javët e para të kampionatit, duke barazuar vëllain e tij Stivenin, që luan për Empolin dhe gjithashtu ka realizuar 4 gola me fanellën e kaltër.
Kështu, binjakët Shpendi po zhvillojnë një rivalitet interesant në distancë në Serinë B, duke sfiduar njëri-tjetrin për numrin e golave të shënuar dhe duke treguar se talenti shqiptar po lartësohet në futbollin italian.
Top Channel