Vrau gruan pak muaj më parë, vetëvritet brenda burgut amerikani në Shkodër
Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar pas shtyrjes së seancës së sotme gjyqësore si pasojë e mungesës së avokatit të Monika Kryemadhin.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i PL-së shprehet se nuk ka asnjë provë të re nga Amerika, ashtu siç pretendon SPAK.
Më tej ai akuzon Prokurorinë e Posaçme se po gënjen për të justifikuar paraburgimin e tij.
“Në respekt të anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë së Lirisë, por edhe të gjithë qytetarëve shqiptarë dua të shpreh përbuzjen time publike për gjoja prova të reja që paskan ardhur nga “Amerika” pas përfundimit të hetimeve.
Kjo gënjeshtër e shpërndarë nga SPAK-u dhe prokurorët e provuar si shkelës të ligjit dhe kamikazë të Kryekleptokratit, Edi Rama është një mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm dhe kriminal, si dhe për t’u dhënë mandate të përjetshme kamikazëve që janë provuar si garantë të pandëshkueshmërisë së Edi Ramës dhe armiq të betuar të opozitës dhe pluralizmit politik.
Shpreh bindjen e plotë se asnjë letërporosi as ka ardhur dhe as mund të vijë që provon shkeljen e ligjeve shqiptare, amerikane apo ndërkombëtare nga Ilir Meta apo pasjen time dijeni për shkelje të tilla të kryera nga njerëz të tjerë në Shqipëri, SHBA apo kudo tjetër.
E kemi thënë edhe më përpara se gjithçka është fund e krye një mashtrim.”, shprehet Meta.
Top Channel