AKU vijon inspektimet për tregtimin e PMB-ve në qarqet Lezhë dhe Fier

28/10/2025 14:24

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka intensifikuar inspektimet në terren për të garantuar zbatimin e ligjit në tregtimin e Produkteve me Bazë Bimore (PMB).

Kontrollet e fundit janë zhvilluar në qarqet Lezhë dhe Fier, ku janë verifikuar disa subjekte tregtare.

Nga 8 inspektime të kryera, katër kanë rezultuar në përputhje me kërkesat ligjore, ndërsa ndaj disa subjekteve janë marrë masa administrative për shkelje, përfshirë gjoba dhe bllokim aktiviteti.

Njoftimi i AKU:

Tregtimi i PMB-ve, AKU vijon inspektimin në qarqe të ndryshme të vendit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të transparencës dhe informimit të publikut, bën me dije se po vijon inspektimet në qarqe të ndryshme të vendit, në subjekte që tregtojnë PMB, përkatësisht në qarqet Lezhë dhe Fier.

Trupat inspektuese të AKU-së kanë kryer 8 inspektime, nga të cilat 4 inspektime kanë rezultuar pa shkelje të kërkesave ligjore, 2 inspektime në të cilat u mor masa “paralajmërim”.

Në njërin nga subjektet u vendos masë administrative “gjobë”, për shkak të ushtrimit të aktivitetit pa licencë, ndërsa në subjektin i cili kryente aktivitetin e riambalazhimit te PMB-ve u vendos masa administrative “gjobë”, për shkak të tregtimit të PMB-ve në shkelje të kërkesave ligjore, si dhe u krye bllokimi i aktivitetit, i cili do të pasohet me propozimin për revokim të licencës së subjektit.

AKU vazhdon kontrollet në të gjithë vendin dhe siguron konsumatorët dhe biznesin ushqimor që
institucioni vijon punën konform legjislacionit në fuqi dhe në garantim të sigurisë ushqimore.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta