Në fushën e gjelbër ‘u eklipsua’, por në Google, Lamine i dominon Vinicius dhe Mbappé
Tensionet brenda Real Madrid po rriten pas El Clásico, pas reagimit të fortë të Vinícius Junior ndaj zëvendësimit të tij me Rodrygo.
Sipas raportimeve të AS, klubi ka mbështetur plotësisht trajnerin Xabi Alonso, duke bërë të qartë se autoriteti i tij është mbi çdo lojtar.
Në dhomat e zhveshjes, reagimi i brazilianit u konsiderua si i panevojshëm dhe jashtë vendit. Burime të klubit e kanë përshkruar sjelljen e Vinícius si “ekzagjeruar” dhe “jo ndihmuese për dinamikën e ekipit”. Një burim i brendshëm tha për mediat: “Klubi qëndron plotësisht pas Xabi në çdo vendim që merr. Ai ka të drejtë të bëjë gabime.”
Raportohet se Real Madrid po shqyrton masë disiplinore të brendshme për të vendosur një precedent dhe për të parandaluar përsëritjen e këtij lloji sjelljeje. Megjithatë, klubi ka vendosur të mos e gjobisë Vinícius, pavarësisht reagimit të tij të konsideruar të turpshëm. Gjithashtu, kapitenët dhe lojtarët e rëndësishëm të skuadrës pritet të kenë një bisedë serioze me sulmuesin brazilian.
Edhe pse Vinícius mban rolin e kapitenit të tretë, sjellja e tij ka shkaktuar shqetësim. Ndjenja dominante brenda klubit është se braziliani ndjen se Xabi Alonso nuk i beson plotësisht, gjë që ka tensionuar marrëdhënien e tyre javët e fundit.
Burime pranë bordit konfirmojnë se trajneri planifikon të flasë drejtpërdrejt me Vinícius, një bisedë që konsiderohet e nevojshme, por e komplikuar. Megjithatë, qëndrimi institucional mbetet i prerë: autoriteti i trajnerit nuk diskutohet.
Top Channel