“U rrekët të dëshmonit kush e do më shumë liderin”/ Balla-opozitës: Edhe 100 herë të kthehesha mbrapa, të njëjtin kallëzim do bëja për Berishën

27/10/2025 21:37

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, foli në Kuvend sa i përket pyetjeve të bëra nga opozita në drejtim të kryeprokurorit Altin Dumani.

Ai u shpreh se pyetjet e deputetëve të PD nuk u bënë për interesin qytetar, por për atë partiak.

“Sot u dëshmua diferencën e madhe mes nesh. Krahu ynë i radhës dhe ju. asnjë nga PS nuk iu referua një dosje, që edhe me të drejtë, që ne mund te kemi disa çështje për të ndjekur. Ne nuk bëjmë avokatin e kujtdo.

Në rastin tuaj, u rrekët të tregonit shumica prej jush se kush është ai që e do më shumë udhëheqësin, duk harruar që interesi i qytetarëve është të mbështesim këto institucione të drejtësisë.

Në emër të Grupit Parlamentar të PS, e vlerësoj punën e Prokurorisë së Posaçme në vitin 2014 në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Krimi i organizuar po merr një goditje të fortë dhe ne po e inkurajojmë që ta marrë në çdo moment.

Ajo që bëri sot ai që ka marrë peng partinë tuaj, duke kaluar dhe në fyerje personale ndaj prokurorit dhe atij që ka bërë kallëzimin. Edhe 100 herë të kthehem mbrapsht, të njëjtën kallëzim do të bëja për Sali Berishën”, tha Balla.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta