Kurti paralajmëron edhe dy palë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare: Nuk do t’i bëjmë dot as 81 votat për Presidentin pas 4 muajsh
Teksa Aleksandar Vuçiç i shfaqet botës si një lider i moderuar, njerëzit pranë tij nuk ngurrojnë ta tregojnë hapur qëndrimin e tyre të palëkundur pro-Moskës.
Aleksandër Vulin përmendi hapur ambiciet serbe teksa foli për krijimin e shoqatës historike ruse, duke e cilësuar si arsyen e tubimit për të gjithë ata që e shohin Serbinë si një shtet që do të “luftojë pa asnjë kufizim për krijimin paqësor të botës serbe” dhe që të jetë një aleate e vërtetë e Rusisë dhe Kinës, sipas tij. Vulin do të jetë kryetar i Këshillit të degës së Beogradit të kësaj shoqate.
Që nga koha kur “bota serbe” u përmend për herë të parë në shtator 2020, siç ka raportuar më herët për Radion Evropa e Lirë, nga Ballkani Perëndimor paralajmëruan se ky term ngjall, pa rezistencë, aspiratat e politikës zyrtare serbe, të cilat në fillim të viteve ’90 luajtën një rol kyç në shpërbërjen e përgjakshme të ish-Jugosllavisë.
Vulin, lider i orientuar prorus i Lëvizjes Socialiste, ish-shef i shërbimit të inteligjencës serbe, në Asamblenë themeluese të Shoqatës Historike Ruse deklaroi hapur se të heqësh dorë nga Rusia do të thotë të heqësh dorë nga Serbia, dhe nënvizoi se çdo gjeneratë e popullit serb “ka pritur që mbijetesa e saj fizike të varet nga Rusia”. Ai gjithashtu theksoi se Shoqata Historike Ruse në Serbi e ka si detyrë të parë luftën kundër çdo rishikimi të historisë dhe ruajtjen e “vërtetësisë historike për popullin serb dhe atë rus”.
Vulin është i njohur për qëndrimet e tij publike proruse dhe në janar të vitit 2024 u dekorua nga presidenti rus, Vladimir Putin, dhe Shërbimi Federal rus i Sigurisë. Departamenti amerikan i Shtetit e sanksionoi atë në vitin 2023, për shkak të lidhjeve me Rusinë dhe për dyshimet për korrupsion gjatë kohës kur ishte në krye të Agjencisë serbe të Sigurisë dhe Informacionit. Organizatën ruse e udhëheq Sergej Narishkin, drejtori i Shërbimit të Jashtëm të Inteligjencës së Federatës Ruse.
Top Channel