Një ditë pas protestës, Berisha mbledh foltoren: Nuk marrim pushtetin me dhunë, opozitës i mohohet fjala në Kuvend
23/03 19:18
Kreu i SPAK, i është përgjigjur pyetjes së opozitës në lidhje me një hetim ndaj Frida Krifcës.
Ai u shpreh se për të kryer hetimet nuk i intereson se nga cili krah politik vijnë zyrtarët.
-A ka procedim penal për IPARD?
SPAK ka regjistruar një procedim penal për IPARD. Çështja është në hetim, po bashkëpunohet ngushtë me OLAF.
-Pse nuk hetohet Frida Krifca?
Në atë procedim penal hetohet çdo person që ka kryer veprime të kundraligjshme.
-Pse nuk ka asnjë reagim publik në rastin e Krifcës, ndërsa kur përfshihet opozita ka reagim publik?
Është vlerësimi juaj. Ne nuk na intereson se nga cili krah vijnë zyrtarët.
Top Channel