“Dumani sot delironte si politikan, e shiti pozicionin si nder”/ Curri kritikon kreun e SPAK: Ai humbi shansin e fundit
Pas një nate reflektimi, Juventus ka marrë vendimin për t’i dhënë fund mandatit të Igor Tudor si trajner i ekipit.
Lajmi u bë zyrtar disa orë pas humbjes në “Olimpico”, që duket se ishte pika e kthesës për kroatin.
Tudor pagoi çmimin e një periudhe të mbushur me konfuzion taktik dhe paqartësi në rolet e skuadrës. Burime brenda klubit bëjnë me dije se edhe qëndrimi i trajnerit ndaj kritikave dhe tendenca për të kërkuar justifikime kanë ndikuar në përkeqësimin e marrëdhënies me drejtuesit.
Në ambientin bardhezi flitet për “mungesë stili” – një akuzë që i kujton kohët e vështira të epokës Maifredi. Performancat e dobëta ndaj Veronës, Comos dhe në Madrid, si dhe tensionet me disa lojtarë, si Cambiaso, e thelluan krizën.
Edhe pse në publik lojtarët shprehnin mbështetje për trajnerin, në prapaskenë marrëdhëniet ishin përkeqësuar. Tudor, ndonëse i njohur për disiplinën dhe punën e tij në stërvitje, nuk arriti të përdorte diplomacinë që mund ta kishte ndihmuar të ruante pozicionin.
Pas humbjes në Romë dhe me mbërritjen e John Elkann, drejtuesit e Juventusit vendosën të mos e shtyjnë më vendimin, për të shmangur rrezikun që skuadra të rrëshqiste më tej nga maja e tabelës.
Pas vetëm gjashtë muajsh në pankinë, epoka e Igor Tudor te Juventus përfundon. Në horizont, gjithnjë e më afër, duket fantazma e Thiago Mottas — emri që prej javësh qarkullon si pasuesi i mundshëm në stolin bardhezi.
Top Channel