Kërkuan heqjen e sekuestrove të pasurive të tyre, GJKKO rrëzon Jamarbër Malltezin dhe Argita Berishën Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00 për seancën e radhës plenare, e cila pritet që të jetë maratonë për shkak të raportimit të institucioneve të drejtësisë.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu raporton se deri më tani në Kuvend ka mbërritur kreu i SPAK, Altin Dumani, Adnand Xholi dhe Klodian Braho si dhe Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela.
Në fillim është parashikuar ngritja e Komisioneve të Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale, për të cilat maxhoranca dhe opozita kanë arritur dakordësi në barazinë mes anëtarëve, bashkëkryetarëve dhe marrjen e ekspertizës ndërkombëtare, aty ku do të jetë e nevojshme.
Në fund të seancës, deputetët do të zhvillojnë edhe diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit nëpër rrethe. Seanca pritet të zgjasë gjatë gjithë ditës, për shkak të volumit të madh të raportimeve dhe debateve parlamentare.
Top Channel