Balluku në takimin e Nivelit të Lartë të Ministrave të Energjisë, ministrja: Shqipëria ka arritur të krijojmë 10% të kapaciteteve gjeneruese nga burimet diellore
Vijojnë debatet me tone të ashpra në seancën e sotme në Kuvend.
Kryetari i PD, Sali Berisha iu drejtua socialistit Blendi Klosi duke i thënë ‘S’mund t’i përgjigjem këtij njeriu që ia vodhi bixhozi rininë.’
Klosi kundërshtoi kërkesën e opozitës për t’i drejtuar përfaqësueseve të institucioneve të drejtësisë pyetje direkte, të cilat nuk janë depozituar paraprakisht në kuvend me shkrim. Deputeti i PS-së tha se opozita ka urdhër nga Berisha për të prishur seancën.
Pjesë nga debatet:
Klosi: Mbështes kolegen Topalli, por duhet të thuash të vërtetën. Ju ku jeni prapë sot, në këtë seancë të zbrazëtisë, duke menduar se duke dalë përballë do ngatërroni drejtësinë. Nuk bëhet debati me llafe; me llafe bëhen mes nesh, jo me drejtuesit e drejtësisë. Përgatitja e materialeve duhet të jetë e qartë. Nuk është njeri që i di të gjitha dhe ti përgjigjesh çdo llafi; përgatisni pyetjet, paraqituni dhe diskutoni. Kjo është kotë, strategjia juaj është të braktisni seancën.
Në ndarjen me institucionet jemi shumë të qartë. Ne i besojmë institucioneve, ju besoni individëve. Sa i përket raporteve, kemi qenë në sallë, apo jo Jozefin? Kemi qenë në këtë Parlament kur kryeprokurorja Ina Rama kërkoi të hetonte vrasjet e 21 janarit, dhe tha: “Këtu jam unë”. Ne jemi për institucionin, për ligjin.
Berisha: Nuk mund t’i përgjigjem një njeriu që ia vodhi bixhozi rininë, por çështja është jashtëzakonisht serioze.
Mëkatarë, me dosje palë-palë, dhe gjumashë mbi dosjen e krimit, kanë bërë një kompromis që të fshihen para jush që të fshihen para jush duke na hequr të drejtën të bëjmë pyetje direkt si burri-burrit, si qytetari-qytetarit, si përfaqësuesi juaj në këtë parlament.
Këta të gjithë këtu janë në konflikt interesi.
Dil e betohu këtu në Kushtetutë se nuk ke dosje në SKAP?
Dil betohu!
Cili prej jush… pse iku Blendi, më thoni pak ku shkoi ai, pse ia mbathi?
Sepse ju jeni me dosje … edhe ti nuk je në rregull.
Ne kemi punë të bëjmë transparencë, t’u themi qytetarëve se pse korrupsioni rritet, se pse paratë e tyre… mos fol aty mbrapa ti.
Problemi juaj është se ju keni rënë në një kompromis për të vendosur errësirën.
Ne kërkojmë të bëjmë pyetjet, të na gjykojnë shqiptarët për pyetjet që bëjmë.
Është e vërtetë që ka një manual i cili në asnjë fjalë nuk thotë se bëhen pyetjet me gojë. Është i drejtë dorëzimi me shkrim, jam plotësisht dakord, se ai që pyetet duhet të ketë kohën për t’u përgatitur.
Por kjo nuk përjashton në mënyrë absolute autorin e pyetjes të lexojë pyetjen integralisht siç e ka bërë, me qëllimin që e ka bërë.
Kjo është.
Top Channel