Kurti paralajmëron edhe dy palë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare: Nuk do t’i bëjmë dot as 81 votat për Presidentin pas 4 muajsh

27/10/2025 17:50

Në një konferencë për media, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti duke folur për mungesë numrash për formim të qeverisë, ka thënë që përpos balotazhit do të ketë edhe dy palë zgjedhje parlamentare.

Sipas tij “edhe në dimër edhe në pranverë”. Për këtë, Kurti thotë se nuk do të mund të arrihen 81 vota për zgjedhjen e presidentit, për çka kanë mbetur edhe 4 muaj.

“Mbase është për të ardhur keq që përveç balotazhit do të duhet të kemi dy herë zgjedhje. Edhe zgjedhje në dimër edhe zgjedhje në pranverë. Sepse kur nuk arritëm t’i bëjmë 61 deputetë për një qeveri të re atëherë është vështirë e imagjinueshme që do t’i bëjmë 81 për presidentin dhe kemi vetëm katër muaj deri të presidenti”, u shpreh Kurti.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta