“Ke qenë i vërtetë vetëm në Bjeshkët e Istokut”/ Berisha i përgjigjet Manjës: Ulsiu nuk do që të bëj pyetje për 500 mijë eurot

27/10/2025 11:06

Nuk kanë munguar debatet nga kreu i PD, Sali Berisha në këtë seancë të sotme plenare.

Teksa u përfshi në një përplasje me ish-ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, kryedemokrati tha se ‘Ulsiu nuk do që unë të ngrihem dhe të bëj pyetje për 500 mijë eurot’.

Ulsi Manja u përgjigj duke thënë se ‘Berisha i vërtetë është ai i Bjeshkëve të Istokut, jo ai stolit’.
Ndër të tjera, Berisha thotë se institucionet e drejtësisë, kanë frikë nga pyetjet e opozitës dhe se ky është një konsensus midis mazhorancës dhe atyre, duke i cilësuar të gjithë si bashkëmëkatarë.

Pjesë nga debati:

Berisha: Ju jeni mëkatarë, të gjithë keni dosje te ata. Ata kanë mëkatet e tyre. Unë e kuptoj se Ulsi nuk do që unë të ngrihem dhe të bëj pyetje për 500 mijë eurot. Bëni një gabim historik nëse i hiqni deputetëve të drejtën për të pyetur.

Manja: Zakonisht, ti njëlloj si kur ngjitesh në mal, na flet e vërteta. Sivjet ke qenë i vërtetë. Aty ku zhvillove dialogun me kalin, në fund the: “Në fund të dykluftimit triumfoi mosha”, la kalin dhe vendose të ecësh në këmbë. Atje është e vërteta, vetë jeta ka ndërtuar mbi gënjeshtra. Ata duan të dëgjojnë Saliun e Bjeshkëve shquitarëve, jo atë të stolit.

Berisha: Ulsiu nuk e përgënjeshtroi kurrë. Nuk na lini neve, nuk doni pyetjet tona. E keni gabim. Vetën e keni përmbysur kodin dhe manualin. Ne nuk kemi diktuar përmbysjen e tij sepse ai manual nuk mund të përjashtojë të drejtën e pyetjeve me gojë. E bëni nga frika, nga halli, është kompromis në hall, në krim, në frikë.

“Unë iu referova ligjit, por nëse kjo shërben që të mos përdoret foltorja për të nëpërkëmbur shtetin, ne jemi deputetë por nuk kemi të drejta të pakufishme por dhe detyrime, dhe detyrimi është të mbajmë shtetit në këmbë dhe jo ta nëpërkëmbim atë”, tha kreu i Kuvendit, Niko Peleshi.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta