INSTAT/ 27 mijë lekë në muaj si shpenzime për fëmijët, ekspertët: Shifra larg realitetit, ndikon te familjet e reja

27/10/2025 19:51

Të rrisësh një fëmijë në Shqipëri kushton rreth 27 mijë lekë kosto mesatare mujore.

Referuar anketës së buxhetit të familjes shqiptare, dy prindër pa fëmijë shpenzojnë mesatarisht 79 mijë lekë ndërsa ata me 1 fëmijë rreth 106 mijë lekë. Duke treguar kështu se një të rrisësh një fëmijë kushton rreth 30 mijë lekë ose afërsisht sa një pagë minimale.

Por a përfarojnë këto shifra me realitetin shqiptar?

Ndër vite kostot e të rriturit një fëmijë sipas INSTAT janë rritur. 6 vite më parë kjo kosto arrinte në 17 mijë lekë ndërsa pas pandemisë shpenzimet u rritën edhe më tej në 26 mijë lekë në 2022 dhe 27 mijë lekë në 2024.

Nga qarku në qark shpenzimet për 1 fëmijë ndryshojnë teksa të rrisësh një fëmijë në Tiranë është më shtrenjtë, pasuar më tej nga Korça, Durrësi dhe më pak se çdo qytet në Kukës.

Aktualisht familjet shqiptare në totalin e shpenzimeve që kanë rreth 39.6% ja dedikojnë ushqimit, qira, ujë, drita, transport dhe më pak arsimit dhe shëndetit. Çka do të thotë se përballë këtyre shpenzimeve të rriturit një fëmijë bëhet dhe më e kushtueshme për të plotësuar nevojat e tyre ndërsa edhe më e shtrenjtë për familjet me më shumë se 2 fëmijë.

Lindshmëria dhe indeksi i fertilitetit në Shqipëri kanë prekur nivele të ulëta gjatë viteve të fundit, por përtej faktorëve demografikë, duket se një ndikim të madh në vendimin e te paturit një fëmijë ne Shqipëri ndikojnë ndjeshëm edhe faktorët ekonomik teksa shpenzimet qëndrojnë edhe disa herë më të larta se shifrat zyrtare të raportuara.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta