I akuzuar për vrasjen e Ardian Nikulajt, Ruben Saraiva del para gjykatës, dëshmojnë edhe familjaret e Edmond Haxhisë: Nuk e dimë se në çfarë vendi jeton në Angli

27/10/2025 15:17

Në Gjykatën e Lezhës doli sërish këtë të hënë Ruben Saraiva, i dyshuar si ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj.

Prej muajsh, në sallën e gjyqit janë thirrur për të dëshmuar të afërm të të dyja palëve, ndërsa seanca e sotme solli dëshmitë e nënës së Edmond Haxhisë dhe të afërmes së tij, Nertila Haxhia.

Të dyja dëshmitaret kanë deklaruar se Edmond Haxhia kishte ardhur në Shqipëri për t’u martuar, si dhe për të plotësuar dokumentacionin për udhëtimin drejt Anglisë. Nëna e Edmondit ka pohuar se nuk ka dijeni për vendndodhjen e banesës ku ai jeton ne Angli pasi nuk ka qene asnjëherë atje. Gjatë dëshmisë ajo është shfaqur e rënduar emocionalisht dhe në disa momente ka kërkuar mbështetje nga avokati Cakrani.

Në përfundim të seancës, prokurori kërkoi thirrjen e një dëshmitari të ri, ndërsa avokati i mbrojtjes, Cakrani, rikërkoi paraqitjen në gjykatë të ish-bashkëshortes së Edmond Haxhisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta