Doganat greke në grevë, radhë në pikën doganore të Kakavijës Edhe mëngjesin e sotëm, qarku i Kukësit është përfshirë nga moti i keq, me reshje shiu dhe erëra të forta.
Në disa akse rrugore pati rrëshqitje dherash dhe rënie gurësh. Sipas informacioneve paraprake, disa rrugë rurale të fshatrave të Kukësit, si Lojme, Bele, Cërnalevë, Oreshkë, Zapot, Orgjost, Nimçë kanë pësuar dëmtime për shkak të shembjeve të dherave.
Ndërkohë, në akset kombëtare Kukës–Bushticë, Kukës–Shishtavec, Kukës–Qafë Mali, Kukës–Krumë–Tropojë, Tropojë–Qafë Morinë dhe Fierëz, ka prezencë të gurëve të rënë në rrugë. Disa fshatra të zonave të thella të Kukësit vijojnë të kenë probleme me furnizimin me energji elektrike. Nga ana tjetër reshjet e shiut kanë sjellë një përmirësim të ndjeshëm të situatës hidrike në Liqenin e Kukësit, si rezultat i rritjes së ndjeshme të prurjeve në lumenjtë Drini i Zi, Drini i Bardhë dhe lumi Luma. Rrënojat e Kukësit të Vjetër, që ndodhen në këtë basen, tashmë janë mbuluar nga uji. Pamjet tregojnë se niveli i ujit po rritet me disa metra në ditë, duke i dhënë një frymëmarrje prodhimit të energjisë elektrike në vend, pas periudhës së thatësirës së tej zgjatur.
Raportohet për probleme nga reshjet edhe në Bulqizë. Uji ka dalë nga shtrati i Zallit të Thatë duke vërshuar në rrugën që lidh dy fshatra Kokërdhak dhe Koçaj të njësisë Fushë Bulqizë, ku banorët tregojnë se mbetën të bllokuar për rreth 3 orë.
Banorët thonë se nuk është hera e parë që përmbyten, ndërsa thirrja për autoritetet dhe masat që duhet të marrin mbetet.
Top Channel