Pistoletë në burgun e Koridhalos në Greqi, gjendet në sektorin ku mbahen shqiptarë e turq
Ka marrë fund arratia e një të kërkuari nga policia e Kosovës i akuzuar për vrasje.
Ka marrë fund arratia e një të kërkuari nga policia e Kosovës i akuzuar për vrasje.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu duke iu referuar dokumenteve të gjykatës së ekstradimeve në Londer, thotë se përpara kësaj gjykate ka dalë Xhemajl Nuhiu, 47 vjeç.
Ai është shpallur në kërkim nga policia e Kosovës pasi akuzohet se më 11-8-2025 kreu vrasjen e Muhamet Matoshit.
Nuhiu është arrestuar nga skuadra e gjurmit të të kërkuare në policinë Metropolitane në Londër.
Sipas raportimeve në Gusht 2025 të mediave në Kosovë “njësia e Hetimeve të Përgjithshme, që vepron në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim të prokurorisë kompetente, kërkon ndihmën e qytetarëve për të ofruar informacione që do të ndihmonin në lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar për vrasjen që ndodhi mbrëmë në Hajvali.
I dyshuari XHEMAIL (BAJRAM) NUHIU është në arrati.
Nuhiu do të dalë përsëri përpara gjykatës së ekstradimeve në Londër më 31/10/2025 ora 11:45.
Ai po qëndron në një paraburgim në kryeqytetin britanik.
Nuk dihen rrethanat se si ai u arratis pas krimit nga territori Kosovës për të mbërritur në Britaninë e Madhe.
Top Channel