Doganat greke në grevë, radhë në pikën doganore të Kakavijës

27/10/2025 13:52

Pavarësisht njoftimit të publikuar nga ana e autoriteteve të doganës greke por edhe asaj shqiptare, për pezullimin e punës në pikën e Kakavijës për shkak të grevës së doganierëve grekë, sërish u krijuan radhë në kufi.

Që prej fundjavës dogana shqiptare njoftoi qytetarët të shmangnin kalimin nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 10 të kësaj të hëne, por të shumtë ishin qytetarët dhe mjetet që qëndruan në pritje, duke krijuar edhe radhë.

Shumë prej tyre janë shprehur se nuk kanë qenë në dijeni për grevën e ndërmerre nga dogana greke, ndërsa nuk kanë munguar dhe rastet kur qytetarët janë mashtruar nga agjencitë e udhëtimit duke ju thënë se lëvizja e autobusëve do të vijonte normalisht.

Punonjësit e doganës greke protestojnë për pagat dhe për pasojë bllokuan punën për 4 orë. Një numër i konsiderueshëm mjetesh që mbetën në radhë në kufi nisën qarkullimin vetëm pasi përfundoi orari i njoftuar i grevës së tyre.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta