Emri/ Akuzohet nga GJKKO si pjesëtar i një grupi kriminal, arrestohet 30-vjeçari në Britani, pritet ekstradimi

27/10/2025 13:27

Shtetasi Xhuljano Hoxha, i akuzuar nga GJKKO si pjesëtar i një grupi kriminal, është arrestuar në Britani.

Gjatë megaoperacionit të koduar “Stuhia”, që goditi këtë grup kriminal, në muajin nëntor 2022, në fshatin Drenovicë, Berat, Policia sekuestroi 870 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Mançester, Mbretëria e Bashkuar, u bë e mundur kapja në Mbretërinë e Bashkuar dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, i shtetasit:

Xh. H., 30 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin e datës 22.04.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është pjesëtar i grupit kriminal që ka kutivuar bimë narkotike në sera, në fshatin Drenovicë, Berat, në vitin 2022.

Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me Interpol Mançester, për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta