Foto Ilustruese

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë-Fushë Krujë, ku si pasojë ka humbur jetën një këmbësor pasi u përplas nga një makinë.

Blutë bëjnë me dije se mjetin e drejtonte shtetasi T.S,. 20 vjeç i cili u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:00, në aksin rrugor Krujë-Fushë Krujë, shtetasi T. S., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta