LIVE/ “Veliaj ende nën hetim, 19 zyrtarë i dërguam për gjykim”, Dumani përballet me Berishën dhe deputetët e PD në Kuvend. Përgjigjet për Ramën dhe zgjedhjet e 11 Majit
Një nga pyetjet që iu bë Altin Dumanit në Kuvend ishte një deklaratë e Donald Lu se në vend ekzistojnë 4 familje mafioze dhe 20 grupe kriminale.
Partitë bënë kallëzime, por nuk sollën prova. Çfarë mund të sjellin tjetër partitë veç indicieve?
Dumani: Ne kërkojmë që të ngriheni në nivelin e qytetarëve që kur viheni në dijeni të një krimi, ta kallëzoni. Në zonën tuaj zoti Boci kemi disa hetime që po kryhen.
Një nga krimet më të mëdha të pazbardhura është kanabizimi i vendit. A keni filluar një hetim konkret me autor kryeministrin?
Jo nuk e kemi filluar.
Ish-ambasadori Lu deklaroi se në Shqipëri ekzistonin 4 familje mafioze dhe 20 grupe kriminale. A keni sot një rezultat konkret se cilën familje keni neutralizuar?
Dumani: Sa i takon rezultateve të prokurorisë së Posaçme, një ndër gjërat për të cilat duhet të ndihemi krenarë është lufta kundër krimit të organizuar. Falë bashkëpunimit me asgjensitë partnere,e Britaninë, SHBA, vendet e Amerikës Latine, kemi bërë hetime të suksesshme me të cilat mburremi edhe në EuroJust. Kemi bashkëpunuar me agjencitë partnere që na kanë besuar. Ky besim nuk është apriori. Kam dëgjuar që bëhet krahasim mes SPAK dhe Krimeve të Rënda. Kam qenë pjesë edhe atje, jam krenar. U jap vetëm një shifër, nga 2004-2019 nga Krimet e Rënda janë trajtuar 780 subjekte. Në 5 vite SPAK e ka tejkaluar këtë shifër.
Top Channel