Video/ Emigranti i dënuar për ngacmim seksual lirohet gabimisht nga burgu, arrestohet sërish pas pak ditësh
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se Izraeli është një shtet sovran dhe do të përcaktojë politikën e vet të sigurisë dhe se cilat fuqi të huaja do të pranojë të bashkëpunojnë me të.
“Muajin e fundit, kemi qenë dëshmitarë të pretendimeve qesharake në lidhje me marrëdhënien midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit”, tha kryeministri izraelit.
“Kur isha në Uashington, u tha se unë kontrolloj qeverinë amerikane, se unë diktoj politikën e saj të sigurisë. Tani ata pretendojnë të kundërtën, se qeveria amerikane më kontrollon mua dhe dikton politikën e sigurisë së Izraelit”, tha Netanyahu.
“Asnjëra nga këto nuk është e vërtetë. Izraeli është një vend i pavarur. Shtetet e Bashkuara janë një vend i pavarur. Marrëdhëniet tona janë marrëdhënie partnerësh”, vazhdoi ai.
“Ne nuk kërkojmë miratimin e askujt për atë që bëjmë. Ne kontrollojmë sigurinë tonë dhe gjithashtu e kemi bërë të qartë, në lidhje me forcat ndërkombëtare, se Izraeli do të vendosë se cilat forca janë të papranueshme për ne. Kështu veprojmë dhe kështu do të vazhdojmë të veprojmë”, theksoi Netanyahu në fillim të mbledhjes së kabinetit.
“Kjo, sigurisht, është e pranueshme edhe për Shtetet e Bashkuara, siç kanë deklaruar përfaqësuesit e tyre më të lartë ditët e fundit”, shtoi ai.
Top Channel