Dhëndri harron nusen dhe feston golin e De Bruyne kundër Interit në ceremoninë e martesës
Rrebeshe rekordesh botërore u regjistruan në ditën e fundit të Kupës së Botës në not në pishina 25 m të mbajtur në Toronto të Kanadasë. Ishte një ditë e jashtëzakonshme ku ajo që kryeson listën e rekordeve është Lani Pallister, e cila vendosi rekord të ri në 800 m stil i lirë duke thyer atë të Katie Ledecky.
Notarja australiane e fitoi këtë garë me kohën 7 minuta e 54 sekonda duke e përmirësuar kohën e amerikanes Ledecky me më shumë se 3 sekonda. Paraqitja e jashtëzakonshme e Pallister u pasua nga Kaylee McKeown në 200 m shpinë që fitoi pas një dueli me amerikanen Regan Smith. Të dyja notaret e thyen rekordin prej 1:57:87 të Keown; 1:57:33 ishte koha e Keown dhe 1:57:86 ajo e Smith. Kështu që rekordi botëror i shkoi Keown, ndërsa ai i Amerikës për Smith
Po kështu edhe Hubert Kos u bë protagonist në këtë ditë të Kupës së botës teksa fitoi në 100 m shpinë me kohën rekord 48.16 sekonda duke thyer atë të Steëart të vendosur në 2021 me 48.33 sekonda
Neozelandezi Caspar Corbeau shkroi emrin në Toronto si I pari notar që ul nën 2 minuta kohën ne 200 flutur teksa e fitoi këtë garë me kohën 1:59:52 duke thyer kohën e Kirill Prigoda 2:00:16 të shënuar në Botërorin e Hangzhou në 2018
Edhe Kate Douglas theu një barrier teksa u bë e para notare që e ul kohën e 100 m stil i lirë nën 50 sekonda duke fituar me 49.93 sekonda dhe duke thyer rekordin që ajo vetë kishte vendosur në Westmont 50.19 sekonda
Top Channel