Mediat katalanase kundër arbitrit dhe VAR-it, ky është episodi minutës së 92-të, ku kërkohet penallti për Barçën

26/10/2025 23:27

Në minutën e 92-të të El Clásicos mes Real Madridit dhe Barcelonës, katalanasit kërkuan me ngulm një penallti që, sipas tyre, u mohua padrejtësisht nga gjyqtari Cesar Soto Grado dhe sistemi VAR.

Në një aksion të fundit të ndeshjes, një top i dërguar në zonën e Realit u ndoq nga qendërmbrojtësi uruguaian Ronald Araujo, i cili në ato momente ishte vendosur në sulm për të kërkuar golin e barazimit. Por në përpjekje për ta ndalur, Dani Carvajal nuk u fokusua aspak në topin, por u përplas drejtpërdrejt me Araujon, duke e shtyrë dhe rrëzuar atë brenda zonës së rreptësisë. Uruguaiani kërkoi menjëherë penallti, por as gjyqtari kryesor dhe as VAR nuk ndërhynë në aksion, duke e lënë Barcelonën të zemëruar.

Ripërsëritjet televizive e bënë të qartë se mbrojtësi i Realit nuk tenton asnjëherë të shkojë drejt topit, por përkundrazi përqendrohet vetëm në kontaktin me kundërshtarin për ta penguar që të gjuajë. Eksperti i gjykimit për Mundo Deportivo, César Barrenechea Montero, e komentoi kështu episodin. “Është një penallti e pastër. Carvajal nuk ka asnjë qëllim të sfidojë topin, ai godet qartë kundërshtarin. Kjo është një ndërhyrje që duhej të ndëshkohej”, deklaroi ai.

Ky moment ka shkaktuar shumë polemika në Spanjë, pasi vjen vetëm pak minuta pasi VAR kishte ndërhyrë më herët në një rast në favor të Real Madridit, ku korrigjoi një penallti të sinjalizuar gabimisht ndaj Viniciusit dhe anuloi një gol të Mbappe për pozicion jashtë loje.

Kliko këtu për videon.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta