E pabesueshme, por e vërtetë/ Parashikimi i Carlos Alcaraz për “El Clasico”-n del i saktë: Fiton Reali 2-1 me golat e…

26/10/2025 18:48

Carlos Alcaraz nuk është vetëm numri 1 në botë në tenis, por mesa duket edhe një “profet” i futbollit.

Para ndeshjes së madhe mes Real Madridit dhe Barcelonës në “Santiago Bernabeu”, tenisti spanjoll bëri një parashikim që sot po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Alcaraz deklaroi disa orë para sfidës se “Reali do të fitojë 2-1, me golat e Mbappé dhe Bellingham, ndërsa për Barcelonën do të shënojë Lamine Yamal”. Dhe si për mrekulli, ndeshja përfundoi saktësisht me atë rezultat dhe me të njëjtët autorë golash!

Parashikimi i tij, i publikuar fillimisht në rrjetet sociale dhe më pas i raportuar nga mediat si El Debate dhe Eurosport, u kthye në temë virale menjëherë pas përfundimit të ndeshjes.

Fansat e futbollit kanë shpërthyer në reagime, me shumë prej tyre që shkruajnë me humor se “Alcaraz duhet të fillojë të japë edhe kuotat e bastoreve”, ndërsa të tjerë e quajnë “parashikimin më të saktë të vitit”.

Reali i Madridit fitoi 2-1 ndaj Barcelonës, me golat e Mbappé dhe Bellingham, duke ruajtur kreun e La Ligës — ndërsa Alcaraz mori një tjetër fitore, këtë herë jashtë fushës së tenisit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta