Protestë e tifozëve, Boateng nuk do të bëjë stazhin për trajner te Bayern
Që Bayerni i Mynihut të jetë në krye të Bundesligës dhe të shpallet kampion duke e dominuar këtë kampionat kjo nuk është asgjë e re për Gjermaninë. Megjithatë ky sezon i ri nën drejtimin e Kompani me sa duket ka një tjetër ritëm befasues.
Kampionët aktualë të Gjermanisë, Bayern Mynih, po vazhdojnë me formën e tyre të jashtëzakonshme këtë sezon, dhe të fundit që e provuan forcën e kësaj skuadre ishte Borussia M’Gladbach, që u mundë në shtëpi me rezultatin 3-0. Me këtë fitore, bavarezët barazuan rekordin e Milanit të sezonit 1991/’92 për nisjen më të mirë në sezon në pesë ligat më të forta evropiane, duke regjistruar 13 fitore radhazi në të gjitha garat.
Në fillim të sezonit, rezultatet e Bayernit kanë qenë impresionuese: në Superkupën e Gjermanisë, fituan ndaj Shtutgartit 2-1, në Bundesliga mposhtën RB Leipzig 6-0, në Kupën e Gjermanisë triumfuan ndaj Wehenit 3-2, në Bundesliga fituan ndaj Augsburgut 3-2 dhe HSV-së 5-0, në Ligën e Kampionëve mundën Chelsean 3-1; në Bundesliga fituan ndaj Hoffenheimit 4-1 dhe Werder Bremen 4-0, në Ligën e Kampionëve mundën Pafos 5-1; në Bundesliga fituan ndaj Eintracht Frankfurt 3-0 dhe ndaj Borussia Dortmund 2-1 në Ligën e Kampionëve mundën Club Brugge 4-0 dhe më së fundi, ndaj Borussia Mönchengladbach 3-0.
Skuadra e trajnerit Vincent Kompany mund të bëhet edhe mbajtëse e rekordit nëse arrin të mposhtë Kolnin në Kupën e Gjermanisë këtë të mërkurë. Ndërkohë, në raundin tjetër të Bundesligës, më 1 nëntor, Bayern do të mirëpresë Bayer Leverkusenin në Allianz Arena.
Top Channel