Video/ 8-vjeçari bllokohet nën tramvaj në Strasburg, shpëtohet pa lëndime serioze

25/10/2025 22:24

Një djalë 8-vjeçar u gjet i bllokuar nën një tramvaj në lagjen Neuhof të Strasburgut të enjten pasdite, por u shpëtua pa lëndime serioze falë ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve.

Konkretisht, incidenti ndodhi të enjten pasdite (23/10), kur fëmija 8-vjeçar, i cili po ngiste biçikletë me një shok që ishte në skateboard, ra mbi shinat e linjës C të tramvajit. Pavarësisht reagimit të menjëhershëm të shoferit të tramvajit, fëmija mbeti i bllokuar nën automjet.

Një video në rrjetet sociale tregon një kalimtar që përpiqet të ndihmojë të miturin që ndodhej poshtë trenit. Kompania e Transportit të Strasburgut konfirmoi se fëmija nuk pësoi lëndime serioze, sipas BFMTV.

Shikoni videon:

“Nuk na u desh ta ngrinim tramvajin. Për fat të mirë, kishte një boshllëk që lejoi që fëmija të shpëtohej”, tha një zëdhënës i Kompanisë së Transportit.

Fëmija u nxor menjëherë nga zjarrfikësit dhe u dërgua në spital për analiza, pa lëndime serioze. Incidenti bëri që tramvaji të ndalonte për rreth një orë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta