Ter Stegen drejt largimit nga Barcelona? Në Angli kanë dalë ekipet kandidatë për të

25/10/2025 19:15

Aventurës së Marc Andre Ter Stegen te Barcelona duket se po i vjen fundi. Vetëm pak ditë më parë, Sky Sport Deutschland e tha se portietri gjerman nuk e përjashton mundësinë e largimit të tij nga klubi katalanas dhe kaq mjaftoi që në Angli të fillojnë të qarkullojnë zërat në lidhje me destinacionin e mundshëm të Ter Stegen.

Sipas portalit ‘Tbrfootball’, janë disa klube që kanë shfaqur interesimin për portierin gjerman klube të Premier League mes të cilave Chelsea, manchester United, Tottenham dhe Ëest ham. Ter Stegen që është parashikuar të kthehet në fushat e lojës në muajin dhjetor kërkon të largohet në një skuadër tjetër ku do të aktivizohet më shumë në mënyrë që të jetë pjesë e skuadrës gjermane për botërorin e vitit të ardhshëm.

Ai e di që te Barcelona nuk do të ketë minuta dhe kështu që agjentët e tij kanë nisur lëvizjet e tyre për t’i gjetur një destinacion të ri. Formula e largimit të Ter Stegen, duke parë pagën dhe faktin që po kthehet nga një dëmtim, është ajo e huazimit dhe duhet parë nëse klubet e interesuara do të përfshijnë opsionin e blerjes së kartonit të portierit

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta