Trumpit nuk i del “inati” me Kanadanë: Rritje të tarifave edhe me 10%
Policia ka arrestuar 26-vjeçarin nga Egjipti, i cili dyshohet se ka tentuar të përdhunojë një grua që po përdorte transportin publik pranë Parisit.
Në raportimet e mediave franceze, tregohej tentativa e dyshuar për përdhunimin e 26-vjeçares. Policia ka arrestuar menjëherë pas ngjarjes autorin egjiptian.
Jhordana Dias, vajza e cila u sulmua nga i riu, deklaroi se autori u ngjit në tren, e më pas i është afruar duke kryer veprime të turpshme.
Një nga pasagjeret në tren ka dokumentuar të gjithë ngjarjen, duke e filmuar.
26-vjeçari egjiptian po mbahet në paraburgim, teksa pritet të merren masa të mëtejshme për veprën penale “Tentativë për përdhunim”.
E reja me ndihmën e vëllait të saj, e denoncoi autorin e ngacmimit në polici.
Shumë gra në Francë janë të shqetësuara për ngjarje të tilla, teksa sipas tyre ngacmimet po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.
Top Channel