LIGA E KOMBEVE / Kombëtarja e vajzave kuqezi mundet në Qipro!
Federata Shqiptare e Futbollit ka përfunduar procesin e aplikimeve për shortin e biletave të ndeshjes Shqipëri–Angli, që do të zhvillohet në muajin nëntor.
Pas mbylljes së afatit të aplikimeve nga tifozët, FSHF ka nisur sot përzgjedhjen e fituesve që do të kenë mundësinë të ndjekin nga afër kombëtaren kuqezi në këtë përballje të rëndësishme, e vlefshme për Kualifikueset e Botërorit 2026.
Sipas njoftimit zyrtar, sistemi elektronik ka përzgjedhur në mënyrë të rastësishme aplikantët fitues, ndërsa të gjithë pjesëmarrësit do të njoftohen me email nëse janë përzgjedhur apo jo, njësoj si në duelin me Serbinë.
Shqipëria do të mund të sigurojë matematikisht vendin e saj në “Play Off”nëse do të fitojë me Andorrën dhe Anglia të mundë Serbinë në Londër.
Top Channel