“Objektet diplomatike janë shënjestruar”, ambasada e SHBA thirrje amerikanëve për situatën e luftës: Tregoni kujdes të shtuar 22/03 22:55
Një turist japonez rreth 70 vjeç ka humbur jetën pasi ka rënë nga muri përreth Pantheonit në Romë.
I moshuari ka rënë nga një lartësi rreth 7 metrash.
Pas alarmit, në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit, të cilët për të arritur tek viktima u detyruan të thyejnë portën hyrëse të monumentit.
Në vend kanë mbërritur gjithashtu edhe mjekët e urgjencës 118, por 70-vjeçari kishte ndërruar jetë.
Autoritetet po hetojnë shkaqet e ngjarjes, duke mos përjashtuar mundësinë e një aksidenti, një probleme shëndetësore apo një veprim të qëllimshëm. Në vendngjarje ishin gjithashtu policia dhe agjentët e Roma Capitale.
Top Channel