Kategoria e Parë ka mbyllur javën e saj të 8-të, me renditjen që ka ndryshuar disi në bazë të rezultateve të fundit.

Skënderbeu arriti një triumf tjetër, kësaj radhe kundër Besës dhe kështu ecën i qetë në vendin e parë me 22 pikë, 6 më shumë se ndjekësi më i afërt, Laçi.

Ky i fundit fitoi pa probleme kundër Burrelit, duke rimarrë sërish vendin e dytë në renditje dhe duke parakaluar surprizën, Ilirinë, e cila së bashku me Pogradecin, Apoloninë dhe Burrelin kompletojnë ekipet që shkojnë momentalisht në “Play Off”.

Pas barazimit me Luftëtarin, Kukësi u largua nga vendi i fundit, duke u ngjitur në vendin e 10-të që të çon në fazën “Play Out”.

Ndërkohë, Besa dhe Kastrioti ndajnë dy vendet e fundit me nga 4 pikë secila, duke rrezikuar kështu rënien në Kategorinë e Dytë.

RENDITJA:

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta