Reali me risinë “Bernabeu”, për herë të parë në “El Clasico”, ndeshja më e ndjekur në Botë, drejtpërdrejtë në DigitAlb

25/10/2025 16:03

Real Madrid ka vendosur që ta mbajë të mbyllur çatinë e lëvizshme të “Santiago Bernabeu”-t të ri për ndeshjen e shumëpritur të së dielës kundër Barcelonës, raportojnë mediat spanjolle. Ndeshja më e ndjekur në Botë e futbollit jo vetëm në Spanjë, e cila për të gjithë sportëdashësit shqiptarë vjen drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në DigitAlb.

Ky vendim synon të përmirësojë atmosferën brenda stadiumit dhe të garantojë kushte perfekte për fushën, pavarësisht motit. Çatia e re, pjesë e projektit gjigant të modernizimit të Bernabeut, i lejon klubit ta mbyllë plotësisht stadiumin për të optimizuar zërin dhe komoditetin e tifozëve.

Reali e ka përdorur tashmë këtë opsion në disa ndeshje të profilit të lartë këtë sezon, përfshirë fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Megjithatë, “El Clasico” i së dielës do të jetë i pari në histori që do të zhvillohet nën një çati tërësisht të mbyllur në “Santiago Bernabeu”, duke i shtuar edhe më shumë spektakël rivalitetit më të madh në botën e futbollit.

Një rivalitet i cili vërtetë ka të bëjë me kampionatin spanjoll dhe garën e dy klubeve më të mëdha të La Ligës, por që mbart vëmendjen e të gjithë botës prej shumë vitesh, për shkak të yjeve që marrin pjesë në këtë përballje, spektaklit që dhurojnë dhe padyshim një ndër ndeshjet më emocionuese, pavarësisht atyre të Europës, për këto dy skuadra.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta