Përmbytjet në Spanjë i morën jetën 229 personave, qytetarët në protestë: Alarmet njoftuan me shumë vonesë, fajtor…

25/10/2025 22:58

Spanjollët e revoltuar kanë organizuar një protestë për të denoncuar mënyrën se si u menaxhuan përmbytjet vdekjeprurëse në Valencia.

Më shumë se 50 mijë persona dolën në rrugët e qytetit lindor të Spanjës dhe i bënë thirrje udhëheqësit rajonal, Carlos Mazon, të japë dorëheqjen pasi nuk mori masat e duhura për pasojat e përmbytjes.

“Njerëzit janë ende shumë të zemëruar, pse nuk u evakuuan njerëzit? Është e pakuptueshme”, tha Rosa Cerros, një nëpunëse publike 42-vjeçare, pjesë e protestës.

Administrata e Carlos Mazon është kritikuar ashpër, pasi akuzohet se nuk i dërgoi në kohë alarmet paralajmëruese për përmbytjet.

Qytetarët deklaruan se në kohën kur morën alarmin, uji me baltë kishte rrethuar makinat dhe shtëpitë e tyre.

“Mazón nuk ishte aty ku duhej të ishte atë ditë, ai nuk ishte në lartësinë e detyrës”, tha një protestues.

Si pasojë e përmbytjeve mbetën të vdekur 229 persona, ndërsa u prekën rreth 78 komuna.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta