Kategoria e Parë/ Laçi dominon me “poker”Burrelin, Pogradeci kalon Kastriotin, Kukësi ndan pikët me Luftëtarin (Rezultatet)
25/10/2025 15:54
Kategoria e Parë ka mbyllur javën e 8-të me tre sfidat e fundit të luajtura këtë të shtunë në orën 14:00.
Laçi priti Burrelin në shtëpi, me kurbinasit që nuk treguan mëshirë, duke triumfuar 4-0 dhe duke rimarrë edhe njëherë vendin e dytë.
Një tjetër ndeshje interesante ishte ajo mes Pogradecit dhe Kastriotit, ku “liqenorët”arritën të triumfonin gjithashtu 4-0.
Sfida tjetër ishte ajo mes Kukësit dhe Luftëtarit, e cila u mbyll në barazim 2-2, me verilindorët që u larguan momentalisht nga vendi i fundit.
REZULTATET:
LAÇI 4-0 BURRELI
POGRADECI 4-0 KASTRIOTI
KUKËSI 2-2 AF LUFTËTARI
Top Channel