Grabitja spektakolare në Luvër, aktori i njohur i Hollywood-it: Jam krenar për këta djem

25/10/2025 15:01

George Clooney ka komentuar me humor grabitjen e bizhuterive në Muzeun e Luvrit, duke i krahasuar me grabitësit e filmave të njohur të trilogjisë Ocean’s.

Aktori bëri këto deklarata gjatë premierës së filmit të tij të ri “Jay Kelly” në festivalin AFI, më 23 tetor.

“Po të isha një grabitës profesionist… Jam shumë krenar për këta djem,” tha Clooney, duke buzëqeshur dhe duke iu referuar rolit të tij si Danny Ocean në Ocean’s Eleven. Kur u pyet nëse grabitja mund të shërbente si frymëzim për një film të ri, Clooney tha me të qeshur: “Mendoj se duhet ta grabisim Luvrin”.

Deklaratat e tij erdhën disa ditë pas grabitjes që ndodhi më 19 tetor në Muzeun e Luvrit në Paris, kur hajdutët hynë me forcë dhe vodhën tetë xhevahire të paçmuara. Clooney shprehu habi për mënyrën se si grabitësit e realizuan veprën “në mes të ditës” dhe pyeti nëse ata do të kapeshin ndonjëherë.

Aktori gjithashtu konfirmoi se “Ocean’s 14” është në plan, me xhirimet që pritet të fillojnë vitin e ardhshëm. Në këtë film, do të kthehen Julia Roberts, Brad Pitt, Matt Damon dhe Don Cheadle.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta