Bayerni është i pandalshëm, kampionët e Gjermanisë shkojnë në 13 fitore radhazi, 17-vjeçari shënon sërish
25/10/2025 18:15
Bayerni është i pandalshëm këtë sezon, me kampionët e Gjermanisë që kanë fituar takimin e radhës në kampionat kundër Borussia Mochengladbach me rezultatin 0-3.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, por në të 64’, ishte Kimmich ai që hapi serinë e golave për skuadrën e Kompany. Pas 5 minutash, Guerreiro dyfishoi shifrat.
9 minuta nga fundi, vëmendjen e mori sërish 17-vjeçari Karl, i cili pasi shënoi në Champions tre ditë më parë, gjeti dhe golin e parë në Bundesligë.
Kështu Bayerni kryeson tabelën e renditjes me 24 pikë të plota, tyeksa shkon në kuotën e 13 fitoreve në po kaq ndeshje këtë sezon.
REZULTATI:
Mochengladbach 0-3 Bayern Munich
Kimmich 64’, Guerreiro 69’, Karl 81’
RENDITJA:

Top Channel