Orlando Bloom në një lidhje dashurie pas ndarjes nga Katy Perry, ja çfarë thotë burimi

24/10/2025 19:02

Orlando Bloom është sërish në një lidhje, vetëm katër muaj pas ndarjes nga Katy Perry.

Lajmi se dy yjet vendosën të ndaheshin u përhap qershorin e kaluar. Aktori 48-vjeçar është parë duke u afruar me një grua brune në një bar kokteji në Chelsea. “Orlando dhe Katy u ndanë vërtet miqësisht dhe ata duan vetëm më të mirën për njëri-tjetrin. Ai po e mban sekret, por po takohet sërish. Ka dalë disa herë në Chelsea dhe po kalon shumë mirë”, tha një burim për The Sun.

Ndërkohë, thuhet se Katy Perry është në një lidhje me ish-kryeministrin kanadez Justin Trudeau. Kohët e fundit u publikuan foto të të dyve duke u puthur dhe përqafuar në jahtin e këngëtares 41-vjeçare pranë Santa Barbarës, Kaliforni.

“Nuk e kuptova me kë ishte derisa pashë tatuazhin në krahun e burrit dhe menjëherë e kuptova se ishte Justin Trudeau”, tha personi që bëri fotot specifike për Daily Mail.

Katy Perry dhe Justin Trudeau ndezën thashetheme për një romancë në korrik kur u panë duke darkuar në një restorant në Montreal.

Orlando Bloom dhe Katy Perry u takuan në janar 2016, u ndanë për pak kohë në 2017 dhe u ribashkuan në 2018. Ata u fejuan më 14 shkurt 2019 dhe mirëpritën në jetë vajzën e tyre, Daisy Nav, në gusht 2020. Dasma e tyre, e cila ishte planifikuar të ndodhte në Japoni në verën e vitit 2020, u shty për shkak të pandemisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta