BE nuk bindet nga plani i paqes i SHBA/ Ukraina “të vazhdojë luftën”, Merz, Starmer e Macron: Ju mbështesim ne
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në brigjet e Bodrumit, në Turqinë jugperëndimore, ku një varkë që transportonte emigrantë është përmbytur, duke shkaktuar të paktën 14 viktima.
Roja Bregdetare Turke nisi një operacion kërkim-shpëtimi pas një telefonate emergjente, nga një shtetas afgan që kishte arritur të mbërrinte në një zonë shkëmbore dhe kërkoi ndihmë.
Sipas mediave, varka me rreth 18 persona u fundos vetëm dhjetë minuta pas nisjes së saj. Deri më tani janë gjetur trupat e 14 viktimave, ndërsa dy persona kanë mbijetuar.
Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon për gjetjen e dy personave të tjerë që konsiderohen të zhdukur, me pjesëmarrjen e katër anijeve të Rojës Bregdetare Turke dhe një helikopteri.
Top Channel