“Ke një theks të bukur, por nuk e kuptoj çfarë po thua”, Trump kritikohet ashpër pas komenteve ndaj gazetares franceze

24/10/2025 22:45

Presidenti amerikan Donald Trump u kritikua ashpër, pasi komentoi mënyrën e komunikimit të një gazetareje franceze.

Trump, pasi gazetarja i drejtoi pyetjen, u shpreh se nuk e kupton kur flet pavarësisht theksit të bukur francez.

Presidenti amerikan i kërkoi gazetares që ta përsëriste pyetjen me zë të lartë. Duke mos arritur ta kuptonte plotësisht pyetjen për situatën Gaza-Izrael, Trump iu drejtua ish-Prokurores së Përgjithshme të Floridës, Pam Bondi, duke i thënë:

“A do të më përgjigjesh, të lutem? Sepse nuk kuptoj asnjë fjalë që po thotë”.

Donald Trump-gazetares: Nga je?

Gazetarja: Jam nga Franca.

Donald Trump: Je nga Franca?! Ke një theks të bukur, por nuk mund ta kuptoj çfarë po thua.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta