Ana Ivanoviç ngadalë por me siguri po bëhet mbretëresha e rrjeteve sociale!

Dikur një nga tenistet më të mira të Botës, tani një grua biznesi dhe nënë e sapo divorcuar, Ivanoviç publikoi një seri fotosh me një rrobë të bardhë banjoje që bënë bujë në internet. Në fotot që u bënë siç duket menjëherë pas dushit, Ana rrezaton bukuri natyrale dhe vetëbesim, pa asnjë fije grimi dhe me një model flokësh të kuruar. Buzëqeshja dhe elegance e sajë e dallueshme, i bënë për vete fansat e saj, të cilët e mbuluan me komente dhe pëlqime.

“Perfekte si gjithmonë”, “Ana, ti nuk plakesh”, “Atletja më e bukur e të gjitha kohërave” – ​​këto janë vetëm disa nga komentet entuziaste nën postim, i cili në një kohë të shkurtër mblodhi mijëra reagime.

Ivanovic tregoi këtë herë se nuk ka nevojë për ndërhyrje për të shkëlqyer. Dhe pas divorcit nga Bastian Schweinsteiger, Ana tregon gjithnjë e më shpesh, anë më të qetë, modern dhe e sigurtë tek vetja, gjë që fotot e reja e vërtetojnë në mënyrë të përkryer.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta