Kryetari i komisionit parlamentar në BE për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor nga Pusteci: Shqipëria, ndër vendet më të avancuara drejt BE-së Gripi nuk është shqetësues, por në Lushnje po vaksinohet e gjithë popullata.
Janë shpërndarë në total 22 mijë doza vaksinash. Edhe ky 77- vjeçar ndonëse prej vitesh pohon se nuk e ka zënë gripi, përsëri po bën dozën e radhës.
Në qendrat shëndetësorë të rrethit, mësuesit, policët dhe stafi mjekësor kanë qenë të parët që u vaksinuan.
Grip nuk ka, por duhet të vaksinohen të paktën dy javë përpara shpërthimit të virozave stinore, pohojnë mjekët. Të sëmurët kronikë, moshat e treta dhe fëmijët, janë shtresat më në nevojë të cilëve po u injektohet doza e parë.
Personat që po vaksinohen po e marrin atë falas pranë çdo qendre shëndetësore fshat apo qytet. Vaksina është Korean.
Vaksinën e kërkojnë mesatarisht 200 -250 persona në ditë.
Top Channel