Përfaqësuesit e Marc Guehi-t janë takuar me drejtuesit e Bayern Munich për një kalim të mundshëm të mbrojtësit anglez në verën e ardhshme, pasi lojtari ka vendosur të largohet nga Crystal Palace.

Mbrojtësi i kombëtares angleze ishte shumë pranë një transferimi te Liverpool gjatë merkatos së verës, por marrëveshja dështoi në ditën e fundit të afatit kalimtar. Pavarësisht kësaj, Guehi mbetet i vendosur të largohet nga Selhurst Park, ndërsa trajneri Oliver Glasner ka konfirmuar se lojtari nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën.

Marrëveshja aktuale e Guehi-t me Palace skadon në verën e vitit 2026, dhe disa klube të mëdha europiane po ndjekin nga afër situatën e tij.

Sipas “Sky” në Gjermani, Bayern Munich tashmë ka zhvilluar bisedime me kampin e lojtarit. Drejtori sportiv i klubit bavarez, Max Eberl, raportohet se është takuar me agjentin e Guehi-t, Gordon Stipic, në Mynih ditët e fundit.

Bayern po kërkon përforcime në qendër të mbrojtjes, në rast se Dayot Upamecano ose Kim Min-Jae largohen nga skuadra. Megjithatë, kampionët gjermanë pritet të përballen me konkurrencë të fortë nga Liverpool, që ende është i interesuar për lojtarin, si dhe nga Real Madrid, i cili gjithashtu e ka në listën e dëshirave.

Nëse transferimi i Guehi-t nuk realizohet, Bayern ka si alternativë mbrojtësin e Borussia Dortmund, Nico Schlotterbeck.

Marc Guehi po kalon një periudhë të shkëlqyer në karrierë, pas fitores historike të Crystal Palace në finalen e Kupës FA ndaj Manchester City në maj. Interesimi për të është rritur ndjeshëm gjatë vitit të fundit, me Newcastle dhe Liverpool që kanë bërë përpjekje për ta transferuar – përfshirë edhe një ofertë prej 65 milionë paundësh nga Newcastle në janar, e refuzuar nga Palace.

Top Channel

Top News – Si shpenzohet teprica e DIVA-s. Tatimet sqarojnë tre mënyrat e përdorimit të parave
Top Channel/ Tentuan të merrnin peng një 17-vjecar dhe e goditën me thikë, në pranga 2 persona në…
Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë