Gjyqi paraprak ndaj Ilir Metës, Kryemadhi shkon në SPAK/ Apeli rrëzon kërkesën për heqjen e masës së sigurisë

23/10/2025 15:10

Gjyqësori vazhdon ta refuzojë Ilir Metën duke mos i dhëne liri, e megjithatë ish-funksionari nuk heq dorë.

Gazetarja Anila Hoxha raorton ppër Top Channel se edhe në apelin e posaçëm gjykata rrëzoi sërish kërkesën e ish presidentit për revokim të masës së sigurisë, si të pabazuar

Krahas kërkesave të përsëritura dhe pa rezultat për ish-presidentin e akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, edhe seanca paraprake dështoi. Avokatët e pesë të akuzuarve u bënë pjesë e bojkotit 5 ditor, çka solli shtyrje gjyqi ndërsa gjykata njoftoi palët që të paraqiten në datën 28 tetor

Por avokati i tij është i qartë se me kërkesën  për mungesë  rrezikshmërie qe buron nga mbyllja e hetimeve dhe dorëzimi në gjykatë, do gjendet një trupë që do ta dëgjojë Metën

Në akuzë janë ilir Meta i arrestuar prej tetorit 2024, ish bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, ish vjehrra Fatime kryemadhi, Ema Çoku dhe Pirro Xhixho.

“I kërkuam gjykatës shuarjen e masës së sigurimit, pasi janë plotësuar të gjitha kriteret ligjore. Problemi është se ne paraqesim kërkesa të bazuara në ligj, por gjykata nuk i merr parasysh. Në fund dëgjon vetëm prokurorët që flasin për dy minuta. Sot gjykata krijoi një precedent: mbajtjen pa bazë ligjore të presidentit në qeli”, tha Cakrani.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta