Një shpërthim fotosh tërheqëse në Instagram, dhe nuk bëhet fjalë për një modele apo vajzë showbizit, por për një nga tenistet më të mira në botë si Arina Sabalenka.

Ajo shkëlqeu në këtë sezon, dhe tani po pushon pas turneut të fundit ku mori pjesë në Wuhan. Kohën e lirë e kalon me shoqen dhe kolegen e saj Paula Badoza, e cila së fundmi u nda nga i dashuri i sajë, tenisti Stefanos Tsitsipas. Dy tenistet po shijojnë aktualisht pushimet e tyre dhe janë të lumtura të ndajnë momentet e relaksit në Instagram.

Ato publikuan shumë fotografi, veçanërisht me bikini, dhe një foto me një përqafim dhe një puthje tërhoqi vëmendjen, gjë që i kënaqi ndjekësve të tyre.

Arina shkruan tek ajo foto: “Një ditë shumë e nevojshme për vajza, me shoqen time më të mirë”, – shkroi Sabalenka.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta