Raporti i ODIHR/ “S’ka pasur zgjedhje! Demokratët duhet të dalin në protestë”, Salianji në “Top News”: Berisha si ‘trajneri’ i PD, ka përgjegjësi për të ardhmen e opozitës

23/10/2025 20:28

Këtë të enjte në studion e “Breaking me Dafina Hysa” në Top News, ishte i ftuar ish-deputeti i PD Ervin Salianji.

Duke komentuar raportin final të OSBE/ODIHR, Salianji u shpreh se u konfirmua ajo që demokratët kanë thënë, se nuk ka pasur zgjedhje të ndershme dhe të lira.

“Aty nuk ka asnjë notë pozitive… ajo që ka të bëjë me zgjedhjet e lira dhe të ndershme, nuk janë, pra praktikisht nuk ka zgjedhje. Nuk kam pritur raportin për diçka që e kam ditur dhe është e dukshme. Si do adresohen këto?

Duke qenë se zgjedhjet janë deformuar dhe nuk përfaqësojnë vullnetin e popullit, atëherë nuk janë zgjedhjet legjitime”, u shpreh Salianji.

Në lidhje me hapat që duhet apo do të ndjekë PD pas zbardhjes së këtij raporti, ish-deputeti u shpreh: PD duhet të ketë protesta masive në rrugë për të paralizuar veprimtarinë e qeverisë, që të shkohet me zgjidhje konkrete.

Por a ka përgjegjësi PD për humbjen e thellë ndaj PS, me një diferencë prej 30 mandatesh?

“Ka njeri që mendon se nuk ka përgjegjësi? Të gjithë kanë përgjegjësi. Nga PD njerëzit presin vendime, dhe vendimet duhet të shkojnë te përgjegjësit”, deklaroi ish-deputeti.

“Nuk ka nevojë për të gjetur përgjegjës, ka nevojë për riformatim, ku secili, nëse ka luajtur portier në këto zgjedhje, mund të jetë i mirë si sulmues. Berisha është kryetar i partisë, dhe i bie të jetë trajneri, kështu që e ka një farë përgjegjësie për kompozimin e ‘skuadrës’”, shtoi ai më tej.

Ndërkohë për figurën e Florian Binajt për bashkinë e Tiranës, ai u shpreh se është një kandidat shumë i mirë, duke shprehur mbështetje për të.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta