Kris Jenner tregon fytyrën e saj pa filtra pas operacionit kirurgjikal

23/10/2025 17:53

Një paraqitje e fundit publike e Kris Jenner ka zbuluar se si duket fytyra e saj pa filtra, pas ndërhyrjes kirurgjikale prej 100,000 dollarësh.

69-vjeçarja u fotografua në Paris gjatë premierës së serialit “All’s Fair” të vajzës së saj, Kim Kardashian. Në tapetin e kuq, ajo u shfaq me një xhaketë të verdhë, geta të zeza dhe taka elegante, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e mediave.

Në një fotografi të publikuar pa filtra apo redaktim, lëkura e Kris Jenner duket natyrale, gjë që nxiti shumë komente nga fansat kur imazhi u shpërnda në Reddit.
Një përdorues shkroi: “Kjo është Krisi e vërtetë, pa të gjitha modifikimet.”
Ndërsa një tjetër shtoi: “Lifting-u mund ta ketë bërë të duket më e re, por ajo është ende një grua 70-vjeçare që po plaket. Asnjë sasi operacionesh nuk mund ta ndalë natyrën.”

Fotografia është realizuar më 16 tetor dhe, sipas ndjekësve, tregon qartë rezultatet e vërteta të ndërhyrjes së saj të fundit.

Në llogarinë e saj në Instagram, Jenner publikoi disa imazhe nga eventi, duke pozuar vetëm dhe përkrah vajzës së saj. Megjithatë, në këto foto vihet re qartë përdorimi i filtrave që zbusin pamjen e fytyrës.

Së fundmi, ylli i “The Kardashians” foli hapur për operacionin e saj, duke thënë se dëshiron të frymëzojë njerëzit që kanë frikë nga kirurgjia plastike.

“Është mënyra ime për t’u treguar njerëzve se s’duhet të kenë frikë nga operacionet — qoftë për arsye shëndetësore apo estetike. Nëse diçka të bën të ndihesh më mirë me veten, mos lejo që frika të të ndalojë. Frika nuk është shoqja jote,” – tha ajo.

Në të kaluarën, Kris Jenner ka pranuar se ka bërë botoks, mbushës, lazer, zmadhim të gjoksit dhe një lifting të mëparshëm të fytyrës në vitin 2011, pak para dasmës së vajzës së saj Kim Kardashian me Kris Humphries.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta