Akuza të “frikshme” nga ish-nutricionistja e Realit të Madridit: Më përzunë nga ekipi, më thanë se më rrezikohej jeta…
Lewis Hamilton është sportisti me vlerën më të lartë komerciale në botë për vitin 2025. Piloti britanik renditet në krye të klasifikimit vjetore të SportsPro, një pozicion që e fiton për herë të dytë pas atij në vitin 2014.
Hamilton, 7 herë kampion i botës në Formula 1 është sportisti i 4-t në histori që e kryeson këtë klasifikim të vecantë 2 herë duke iu bashkuar kështu Lionel Messit, Neymar dhe Simone Biles. Paraqitjet e Hamilton nuk po ndikojnë aspak përsa i përket vlerës komerciale teksa 40 vjecari ka lënë pas tij në vendin e dytë dhe të tretë Simone Biles dhe Ilona Maher. Pak më poshtë janë dy legjenda të tjera, basketbollisti i Golden State Ëarriors, Stephen Curry dhe ylli i futbollit botëror, Cristiano Ronaldo, që plotësuan pesëshen e pilotëve me vlerën më të lartë komerciale
Pa dyshim që efekti Ferrari ka ndikuar në imazhin e tij duke qenë se vëmendja e medias ndaj ti është rritur ndjeshëm këtë vit, më shumë se në cdo vit tjetër në karrierën e tij sportive. Dhe e gjithë kjo bie në kontrast me faktin se Hamilton është i pari pilot në historinë e Ferrarit që nga viti 1950 që nuk ngjitet asnjëherë në podium në 19 garat e tij të para me Kokëkuqen në Formula 1.
‘Renditja e 50 Sportistëve me Vlerën më të Lartë Komerciale është shndërruar në një barometër esencial për industrinë sportive, duke ofruar një imazh të paçmuar se si sportistët më të mirë në botë i konfigurojnë profilet e tyre komerciale dhe influencën e markës në cdo vit-tha Michael Long, Drejtori i Projekteve Kyc të SportsPro
Top Channel