Ndryshimi i stinëve, nga vera, menjëherë në të ftohtin e dimrit, kujton se Shqipëria ka edhe në këtë sezon një sportiste tek e cila mund të mbajë sytë e fokusuar për të parë se ashtu si një vit më parë, të ngre sa më lartë emrin e Shqipërisë dhe flamurin tonë në pistat elitare të skive botërore.

Ky është një vit edhe më i rëndësishëm se të tjerët, pasi në përmbyllje të tij, dhe në fillimin e vitit 2026-të, zhvillohen Lojrat Olimpike Dimërore ku këtë herë, kemi edhe shansin për të shpresuar dhe besuar tek një medalje, falë nivelit dhe paraqitejeve të Colturit.

Skiatorja me origjinë italiane po bëhet gati për të debutuar në këtë fundjavë në Kupën e Botës që starton më 25 tetor në Solden të Austrisë. Periudha e verës për të ka qenë e ngjeshur me shumë ndodhi, duke filluar nga beteja e Federatës Shqiptare të Skive bashkë me atë italianen për ta mbajtur apo jo, një prej talenteve më të mëdha në Europë të skive alpine për femra, siç cilësohet nga specialistët ndërkombëtarë të këtij sporti.

Më pas erdhi rinovimi për flamurin kuqezi, patenta shqiptare rreth një muaj më parë, ndërkohë që me mbushjen e moshën së rritur, Top Channel ka zbuluar për herë të parë edhe të dashurin e saj. Deri dje një fëmijë i talentuar, sot një sportiste e nivelit të lartë Botërore, Lara Colturi prej më shumë se një viti duket të jetë e lidhur me një pilot garash me motorë, të kategorisë Superbike. Bëhet fjalë për francezin Mathias Michaud.

Me ajo u njoh gjatë periudhës së dëmtimit të gjatë që pësoi më tepër se një vit më parë dhe ju desh të qëndrojë gjatë në një klinikë franceze për rikuperim. Lara ka publikuar gjatë verës edhe një foto me të, ku i mban çadrën e diellit përpara startit të një gare motoçiklizmi.

Gjithësesi, nga kjo fundjavë fokusi i sajë do të jetë tek Kupa e Botës, vitin e shkuar arriti të ngjitet në 3 podiume dhe brenda Top 10-tshes më të mirë të Botës. Të gjithë sytë tashmë janë tek Lara Colturi e cila vitin e shkuar arriti të mund edhe bashkëmoshataren e sajë dhe një tjetër talent botëror si Zrinka Ljutic për titullin e skiatores më të re që shfaqet në një podium të Kupës së Botës në Sllallomin Gjigand të sezonit të kaluar. Dhe të dyja do të kërkojnë të marrin një fitore të parë këtë, herë duke filluar nga kjo fundjavë në Solden. Gara e parë të shtunën në orën 10:00 lëshimi fillestarë dhe në orën 13:00 lëshimi i dytë, gjithmonë për kategorinë e Sllallomit Gjingand.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta